Pas shumë thashethemeve tashmë është zyrtare! Irina Shayk dhe Bradly Cooper janë ndarë. Zërat u forcuan më tepër pas largimit nga shtëpia e Irinës. Çifti ka së bashku një vajzë dy vjeç, Lea De Seine.
Dhe pse u raportua se modelja u largua nga shtëpia në Pacific Palisades duke u folur se po përpiqet që gjërat të funksionojnë, duket se gjithçka ka marrë fund.
Irina dhe Bradley kanë qenë në një romancë që nga viti 2015, dhe u përpoqën ta bëjnë që lidhja të funksionojë për hir të vajzës por nuk ia dolën.
“Ata nuk kanë qenë mirë për disa muaj dhe Irina vendosi se do të ishte më mirë nëse ajo do të shkonte në shtëpinë e saj”.
“Nuk duket se ka mbetur shumë kohë për të dy, para se t’i japin fund njëherë e mirë”, tha burimi.
Vajza e tyre ishte arsyeja e vetme që mbante së bashku modelen 33-vjeçare dhe aktorin 44-vjeçar.