“Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029”,-tha zv. kryeministri Arben Ahmetaj, i pyetur se a synon ky ligj rikthimin e tatimit mbi të ardhurat për biznesin e vogël.
“Ligji është organik dhe në çdo rast do të përmirësojë definicionet e procedurat, por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero, tatim fitim zero deri në 14 mln lekë dhe i përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë.
Nuk do ketë ndryshim. I vetmi ndryshim ka të bëjë me profesionet e licencuara dhe ministria e Financave do ta hedhë në konsultim publik. Ka filluar konsultimet informale. Nuk do të ketë asnjë ndryshim për biznesin e vogël deri në 2029”.