Këngëtarja Taylor Swift është e pamposhtur në “MTV Video Music Awards 2023”, pasi rrëmbeu 9 çmime që përfshijnë: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”. Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”.
Çmimin “Videoja e Vitit”, Taylor e fiton për të dytin vit radhazi dhe në këtë kategori ajo shënon rekord. Çmimi i parë i natës iu dha Taylor Swift nga Justin Timberlake, Lance Bass, JC Chasez, Joey Fatone dhe Chris Kirkpatrick. Për këta të fundit, Taylor pati një falënderim të veçantë.
Pasi Lil Wayne hapi shfaqjen në Prudential Center në Newark, Olivia Rodrigo mahniti turmën me performancën e këngëve të saj “Vampire” dhe “Get Him Back”. Më vonë, Demi Lovato performoi me hitet e vjetra si “Cool for the Summer” dhe “Sorry Not Sorry”.
Ndërkohë, Cardi B dhe Megan Thee Stallion performuan këngën e tyre të re “Bongos” për herë të parë. Doja Cat performoi gjithashtu tre këngë nga albumi i saj i ardhshëm “Scarlet”, “Paint the Town Red” dhe “Demons”, padyshim një nga performancat më elektrizuese të mbrëmjes.
Shakira po ashtu performoi disa prej hiteve të saj më të suksesshme, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “She Wolf” dhe “TQG”. Nuk mund të mungonte as energjia fantastike e Nicky Minaj e cila këndoi “Last Time I Saw You”. Veç Taylor Swift, triumfues në këtë mbrëmje ishin SZA me 8 çmime, Blackpink, Doja Cat, Miley Cyrus, Minaj dhe Rodrigo. Këta të fundit të gjithë nga 6 çmime.