Ky vit ka qenë padyshim viti i reperes së njohur Tayna e cila ka korrur një sukses të madh me këngët e saj dhe shumë shpejt u kthye në një nga personazhet më të komentuar dhe përfolur në media.
E përsa i përket jetës private të reperes u tha se në fillim të këtij viti ajo kishte filluar një lidhje me një personazh të njohur në Kosovë si Kech Montana.
Kjo lidhje nuk u pranua asnjëherë nga palët por së fundmi portali “arbresh.info” ka publikuar një foto të reperes së bashku me Kech Montanën ku ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe duken shumë të lumtur.