Gati e gjithë Italia është në psikozë prej koronavirusit. Janë të shumtë personat që kanë humbur jetën prej këtij virusi.
Ndërkohë që disa rajone të Italisë janë izoluar. Në disa burgje në Itali kanë nisur trazirat.
Raportohet se një revoltë e dhunshme ka shpërthyer në burgun në Modena. Tensione ka pasur edhe në burgun Frosinone.
Me dije bëhet se të burgosurit kanë frikë nga ndonjë infektim me koronavirus. Gjatë kohësh që ata ishin në zonën e shëtitjes disa prej tyre kanë arritur të ngjiten dhe në mure.
Dy oficerë në burgun e Modenas janë plagosur lehtë. Protesta nga të burgosurit ka pasur edhe në burgun Poggioreale Napoli. Para këtij burgu kanë qenë me dhjetëra karabinierë dhe zjarrfikës për të shmangur përshkallëzimin e protestave.