Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Të dhëna më cilësore”, INSTAT-i pranon: Ndryshuam planin për publikimin e regjistrimit të popullsisë

21:27 / July 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 180023febbda6cfcfe04ebf04258034312
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

INSTAT-i e ndryshoi kohën e publikimit të të dhënave të Censit pas shtyrjes së tij për herë të dytë, në 2022. Në planin e punës 2022, INSTAT-i kishte planifikuar regjistrimin e popullsisë në shtator-tetor 2022 dhe publikimin e të dhënave paraprake në dhjetor të po atij viti. Por gjithçka u ndryshua, kur Censi u shty për një vit më vonë dhe rezultatet paraprake u hoqën nga plani i punës.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, drejtoresha e INSTAT-it, dr. Elsa Dhuli e pranoi këtë ndryshim, por, sipas saj, periudha 6-7 mujore pas mbledhjes së të dhënave u bë për një qëllim të mirë.

“Datës 28 qershor 2024 i kemi qëndruar me korrektësi, siç e kemi publikuar më shumë se 1 vit e gjysëm më parë. Me shtyrjen, na u përforcua mendimi për nxjerrjen e një informacioni sa më cilësor. Ky ishte edhe qëllimi ynë. Jo për t’i ofruar publikut 2-3 shifra popullsie, pasi rezultatet paraprake me rezultatet finale, gjithmonë ndryshojnë. Ne menduam t’u japim përdoruesve dhe publikut një informacion transparent, cilësor, të besueshëm”.- tha Drejtoresha e INSTAT-it për emisionin “Pa Censurë”.

E pyetur nëse ka patur ndonjë presion politik nga kryeministri për të nxjerrë një nuk më të lartë banorësh në Shqipëri, zonja Dhuli dha një përgjigje institucionale.

“Jo vetëm për Censin e Popullsisë dhe të Banesave, por për çdo statistikë që prodhon, INSTAT-i është një institucion i pavarur, me nivel të lartë profesional. Ne jemi të paanshëm nga çdo pjesë e presioneve të kujtdo qoftë. Të gjithë përdoruesit e statistikave, por edhe të tjerët, duhet t’u besojnë statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, i cili është i përcaktuar me ligj si një institucion i pavarur, që zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, raporton në Kuvendin e Shqipërisë dhe publikon statistika, duke ndjekur e zbatuar standardet dhe rekomandimet europiane apo ndërkombëtare”– u shpreh drejtoresha e INSTAT-it për RTSH.

censi Instat regjistrimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.