Spanja do të votojë të dielën, ndërsa politikën e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë.
Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.
Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë.
Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ja japin votën e tyre.
Disa analistë vendas kane bindjen se çështja e Katalonjës do të jetë vendimtare në këto votime, dhe jo kriza ende ekzistuese e ekonomisë.