Konferenca e Kryetareve në mbledhjen e sotme vendosi që të enjten të mbahet seanca e radhës plenare.
Po ashtu u vendos që çdo ministër dhe deputet të ketë kohë dhjetë minuta për të diskutuar në Kuvend.
Gjatë seancës, kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë programin qeverisës për katër vitet ardhshme.
Koha për kryeministrin do jetë e palimituar. Po aq sa do flasë kryeministri do të mund të flasë edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare apo kryetari i grupit të PD.
Pas votëbesimit të qeverisë Rama në Parlament, ministrat paraqiten para presidentit të Republikës për të bërë betimin dhe më pas kabineti i ri qeveritar mban mbledhjen e tij të parë
