Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Të gjithë duan të punojnë në Shqipëri, por jo me detyrim! Studenti: Kam të drejtë të kryej specializimin jashtë

22:53 / October 4, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentet e mjekesise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte studioja e “Opinion” në Tv Klan është mbushur me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë ardhur për të diskutuar sa i takon draft-propozimit që parashikon lidhjen e një kontrate që i detyron ata të punojnë në Shqipëri 3 vjet pas diplomimit.

Ata janë unanimisht kundër këtij drafti, por kur pyeten se ku duan të shërbejnë me bluzën e bardhë, të gjithë ngrenë duart duke i thënë ‘PO’ vendit të tyre. Njëri nga studentët argumentoi se mundësia për të kryer një specializim jashtë pengohet nga kjo lloj kontrate dhe se në rast se nuk e nënshkruajnë ata detyrohen të paguajnë rreth 6 milionë e 800 mijë lekë në vit.

-Kam një pyetje: Sa prej jush duan të punojnë në Shqipëri dhe sa kanë ndërmend të ikin? Në Shqipëri? Të gjithë doni për në Shqipëri?! Po çfarë problemi keni pastaj me ligjin?

Studenti 1: Ky ligj është detyrues. Ne të gjitha deklaratat tona publike, kemi deklaruar qartë se ne duam ta zgjedhim Shqipërinë jo si vend që duam të punojmë ato dy, tre vite, por të punojmë gjatë gjithë jetës, t’u shërbejmë familjarëve tanë, të zhvillohemi këtu, të krijojmë familjen këtu, pra ta zgjedhim vendin. Vendi ynë të bëhet konkurrues.

-Kjo është ëndrra e gjithsecilit kur nis, por në fakt realiteti ka treguar që vitet e fundit, pjesa më e madhe e mjekëve të sapodiplomuar, pra që nuk kanë një eksperiencë të gjatë shërbimi, largohen.

Studenti 2: Nuk ka asgjë të keqe, që edhe mjekët pasi marrin arsimin e lartë këtu të shkojnë për një specializim në një vend tjetër, ku ka mundësi më shumë dhe pastaj të rikthehen për të dhënë kontributin e tyre këtu.

Studenti 3: Gjithë statistikat e kanë treguar se mjekët që largohen janë ata që kanë përfunduar specializimin këtu në Shqipëri dhe nuk e kanë gjetur veten e tyre në asnjë vend ku ata punojnë. Qoftë në rrethe, apo në Tiranë.

Studenti 1: Nëse një student ti e detyron, do shkosh të punosh ku të them unë, sa vite të them unë, me këtë pagë që them unë, është e barabartë me skllavërinë. Vetë tregu i punës e dikton që unë nesër kur të diplomohem si mjek të shkoj aty ku paga është më e lartë, mirëqenia më e mirë dhe të ndjek specializimin që kam dashur. Por ky shtet që mua më tha do paguash 450 mijë lekë të vjetra vit për vit, do shlyesh provimet dhe në fund do marrësh diplomën, tani në mes të studimeve më thotë ti tani do paguash 6 milionë e 800 mijë në vit sepse ky është me VKM, do rrish dhe 3, 4 vite sa dua unë. Ku ta di unë që kjo qeveri ose një tjetër vjen e më thotë që ti nuk do vazhdosh me specializim?!

kontrata mjekesia studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.