Një gazetare në emisionin televiziv “Socialite”, tha se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në prag të ndarjes. Ajo ka pohuar ka shumë probleme të vështira në marrëdhënien e çiftit.
“Ka shumë arsye për ndarje. Do ta kenë të vështirë ta kapërcejnë krizën, sepse ka shumë për të ndryshuar. Njëra palë është e mërzitur nga ajo që po bën tjetra. Ata nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët”.
Sipas të njëjtit burim, ylli I futbollit është lodhur nga stili i jetesës së Georgina Rodriguez. Aktualisht në Riad, Ronaldo raportohet se po kalon gjithnjë e më shumë kohë larg familjes, gjë që ka ndikuar në marrëdhënien e çiftit.
Në emisionin portugez “Noite das Estrelas”, një mike e ngushtë gazetare e nënës së Ronaldos, Dolores Aveiro ,tha:
“Për Cristiano-n tani është një moment i vështirë, sa më larg të jetë nga nëna e tij, aq më pak i përmbajtur është. Ne e kuptojmë pse ai po largohet gjithnjë e më shumë nga familja e tij.Gjëja më e keqe është se ajo mendon se është në të njëjtin nivel me Cristiano-n. Ka të ngjarë që ata të ndahen, realiteti është se Cristiano është i ngopur”. Kujtojmë se çifti po rrisin së bashku 5 fëmijë dhe se nga asnjëri prej tyre nuk ka pasur deklaratë zyrtare për krizë në çift.