‘La Venaria Reale’, një nga simbolet e historisë së pasur mbretërore të Torinos, mirëpriti sot 40 artistët që marrin pjesë në “Eurovision 2022” që parakaluan në tapetin ‘Turquoise’ 200 metra të gjatë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka premtuar një performancë që do të mbahet mend gjatë mirëpo edhe veshjet e saj duket se janë mëse ikonike. Ajo ka parakaluar në tapetin Turquoise në ceremoninë e hapjes së festivalit evropian dhe është siguruar që të “rrëmbejë” të gjithë vëmendjen. Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje tejet unike, shoqëruar me një kapelë po kaq të veçantë.