Marka Louis Vuitton ka ndryshuar formatin tradicional të pasarelave dhe këtë herë vendosi të hapte sfilatën me një performancë nga këngëtarja spanjolle Rosalia. Këngëtarja u ngjit mbi një makinë, e veshur e gjitha nga marka luksoze Louis Vuitton, teksa performonte disa nga hitet e saj.
Në sfilatën e fundit të markës Louis Vuittton ka një shumëllojshmëri veshjesh për meshkuj nga palltot e qepura deri te xhaketat me mëngë të fryra. Në mesin e të ftuarve kishte edhe emra të njohur si këngëtari J-Balvin dhe J-Hope anëtar i grupit muzikor BTS.
Sfilata e veshjeve për meshkuj të kësaj marke e realizuar qershorin e kaluar u hap me reperin Kendrick Lamar.
Vlen të theksohet se një nga markat më luksoze në botë javën e kaluar emëroi Pietro Beccari si shefin e ekzekutiv të kompanisë, duke zëvendësuar veteranin e industrisë së modës Michael Burke.