Fjolla Morina ishte sot e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit për të folur për klipin e fundit që mban titullin “Si ta pranoj” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi.
Klipi u tha se ishte një dedikim për ish-të dashurin e këngëtares, i cili është ndarë nga jeta pas një atentati në Sukth rreth dy vite më parë.
E pyetur se kujt ia ka dedikuar këtë këngë, Fjolla mohoi të jetë për një person të veçantë.
“Nuk është për një person, është për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tonë. Miqtë e mi familjarët e mi, njerëz të dashur. Ua dedikoj të gjithëve.
Flas për njerëzit e zemrës që nuk jetojnë më e që do të mbeten përjetë me mua dhe e kam bërë dhe për nënën e një mikeje”.
Teksi i këngës “Si ta pranoj” është punuar nga Rozana Radi, të cilën Fjolla tha se është një mike shumë e mirë e saj.
Interes tregoi edhe xhirimi në orët e vona në varreza. Fjolla u shpreh se ka qenë ora 22: 30 kur xhironin pamjet e klipit të tyre.