Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka qenë në Shkodër ku është bërë analiza vjetore e kësaj strukture.
Ai tha në fjalën e tij se duhet të goditen grupet kriminale apo elementë të rrezikshëm që janë ende të lirë. Veliu ka vënë theksin gjithashtu edhe tek parandalimi i ngjarjeve që sipas kreut të policisë ka çaluar për policinë e Shkodrës gjatë 2019-tës.
Por krahas kritikave të Veliut ka pasur dhe ankesa nga efektivët. Ata janë kundër urdhrit për të lënë në shtëpi celularët gjatë shërbimit. Sipas tyre ka zona që radiot nuk kanë valë. Por Veliu ka qenë i prerë në këtë urdhër.