Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Të kthehet në 4 tek gruaja dhe kalamajtë”/ Neritan Ceka: Basha është i duhuri, di të qeshë, s’ka nevojë të rrijë me eskortë rrugëve, ai e çon vendin nga 2 milion në 4 milion

22:15 / July 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ceka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesi dhe politikani, Neritan Ceka ka deklaruar se Lulzim Basha është njeriu i duhur për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Aktualitet”, Ceka tha se Shqipëria ka nevojë për një burrë që të dalë në orën 08:00 nga shtëpia dhe në orën 16:00 të jetë tek gruaja dhe kalamajtë.

Sipas Cekës, këtë gjë mund ta bëjë Basha dhe mund të bëjë që popullsia e Shqipërisë të shkojë nga 2 milionë në 4 milionë.

“Rikthimi tek një burrë i urtë, është rikthimi tek një popull që ishte 4 milionë dhe shkoi në 2 milionë. Kemi nevojë për një njeri që del në punë nga ora 8 dhe ikën në shtëpi në orën 4. Të kthehet tek gruaja tek kalamajtë si gjithë të tjerët, s’ka nevojë të qëndrojë gjithë natën me eskortë rrugëve. Bashën e kam njohur personalisht edhe kur ka qenë ministër, ky është lideri, ju bënë të gjitha akuzat, ja ku është sot, lideri duhet të buzëqeshi, ky tjetri di të qesh apo jo. Listat e hapura janë vettingu, nëse del me lista të hapura, mandatet i jep populli. Të hiqet mendimi se do të shkoj në parlament të flas në gjuhën e popullit, populli kërkon të flitet me program. Të zgjidhen personazhe që kanë kapacitete dhe profesione të caktuara, jo emra njerëzish,”– tha Ceka ndër të tjera.

Basha eskortë gruaja Neritan Ceka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.