Të mbijetuarit nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, kanë rrëfyer tmerrin në momentin e aksidentit tragjik. Një i mbijetuar tregoi se si vagoni në të cilën ndodhej u përfshi nga flakët ndërsa u përmbys pas përplasjes.
“Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një makth 10 sekonda. Më pas u bë panik. Kavo, zjarri. Zjarri ishte i menjëhershëm. Ndërsa po ktheheshim, po digjeshim. Zjarri ishte djathtas dhe majtas”, deklaroi pasagjeri Stergios Minenis për Reuters.
“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar”, vijoi ai. Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet. “Ishte një përplasje shumë e fuqishme”, tha ai.