Kryebashkiaku socialist i Bulqizës Lefter Alla doli sot përpara gjykatës për masën e sigurisë pasi u arrestua për korrupsion me një tender rreth 3 milionë Euro.
Ai i konsideroi politike akuzat e ngritura ndaj tij dhe shigjetat drejtoheshin drejt forcës së tij politike, Partisë Socialiste.
“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike” mësohet se është shprehur ai.
Me arrestimin që ndodhi dy ditë më parë duket se mori fund edhe mundësia që të rikandidonte.
Dje edhe Sali Berisha deklaroi se Alla u arrestua për shkak se deklaroi që do të rikandidonte pavarësisht vullnetit kundër nga Partia Socialiste.