Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur në lidhje me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se vetëmbyt së bashku me tre fëmijët e saj.
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin, theksoi se dyshohet se mbytja ka ndodhur nga ura e re e Bunës.
Mes tjerash ai shtoi se duhet të merret në pyetje kunata e saj pasi kjo fundit mund të dijë shumë gjëra.
“Mbytja mendohet se ka ndodhur nga ura e re e Bunës, pikërisht në vendin ku është gjetur vajza e dytë. Po të futemi në aspektin profesional do të shtoja dy probleme. Pavarësisht nga depresioni, njeriu si qenie i mbart instinktet kriminale dhe ata zgjohen me situata të reja të rënda për shkak të marrëdhënieve shoqërore, bashkëshortore. Kjo është ekstreme. Vendi është me pemë, është me shkurre. Nga krahu i Muriçanit është një distancë nja 50 metra, është tërësisht e zbuluar. Alma është rritur në lagjen “Iliria”, është nga komuniteti romë. Pikërisht aty ka takuar dhe kunatën”-tha ai.