Të ashpër, kundërshtarë, hera-herës ofendues, paraqiten në Parlament përfaqësuesit e popullit shqiptarë kur vjen dita e Kuvendit dhe daljeve para mediave.
Por çfarë ndodh kur vjen koha e festave dhe jashtë parlamentit?
100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë.
Me ftesë të ambasadori britanik Alistair King-Smith kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet, politikanë dhe jo vetëm.
I ftuar ka qenë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputetja dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila shihet në një tavolinë me Mimi Kodhelin.
Nga Partia Demokratike vihet re deputeti Ervin Salianji dhe ish-kreu i PD, Lulzim Basha. Ndërsa nuk ka munguar edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.