Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Të pathënat e familjes së Beyoncé dhe Jay-Z i tregon nëna e saj!

22:11 / April 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beyonce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Beyoncé dhe Jay-Z janë një nga çiftet më të famshëm në botë dhe tanimë, edhe fëmijët e tyre, vajza Blue Ivy dhe binjakët Rumi dhe Sir gëzojnë famën e tyre.

Por nëna e këngëtares, biznesmenia dhe stilistja Tina Knowles shprehet për BBC se “shqetësohet për famën” që ndikon te nipërit e saj.

“Nëse unë do të kisha mundësi, ata s’do të kishin pse të përballeshin me gjërat që u duhet të përballen”,  thotë 71-vjeçarja duke shtuar se për momentin, ata nuk janë shumë të ekspozuar.

“Por një ditë ata do të lexojnë injorancën që njerëzit tregojnë për ta, gënjeshtrat e të gjitha. Shqetësohem për këtë”.

Pavarësisht kësaj, ajo thotë se e bija dhe dhëndri, të cilët janë shumë të rezervuar për jetën private, po bëjnë një punë “të mrekullueshme” si prindër.

“E vërteta është që ata kalojnë shumë kohë me fëmijët e tyre dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me  ta. Ata janë prindër të mrekullueshëm. Nuk mendoj se do të mund të gjeje prindër më të mirë”.

Tina tregon se i takon shpesh nipërit e saj dhe i përshkruan si “një nga gëzimet më të mëdha të jetës”.  Ajo veçon lidhjen me mbesën 13-vjeçare, Blue Ivy:

“Jam shumë e lumtur që ajo ndien që mund të më rrëfehet”, thotë ajo duke shtuar se Blue e këshillon gjithnjë si të kujdeset për veten. Gjyshja thotë se të gjithë e quajnë Blue “menaxheren e saj”.

“Unë nuk e quaj menaxheren time. Të gjithë të tjerët e quajnë menaxheren tim sepse ajo është si shefe. Është një Bricjap i vogël si unë. Kështu, kemi këtë lidhje”.

Më tej, Tina thotë se nipërit e saj po ushqehen “me gjithçka duan për veten…  por nuk po nxiten drejt showbiz-it”.

Blue Ivy ka ndërmarrë tashmë hapat e saj të parë në karrierë.  Vitin e shkuar ajo luajti Kiarën në “Mufasa: The Lion King” si dhe shoqëroi të ëmën gjatë performmancave në turneun e Renaissance.

Por gjyshja e saj tha se mbesës iu desh “të punonte”.

“E ëma ishte e mendimit që jo, ti ke kohë. Duhet të sigurohesh, ka shumë gjëra që vijnë pas. Kështu që ata po ushqehen për të qenë njerëzit më të mirë që mund të bëhen. Ky është prioriteti kryesor”, përmbyll Tina.

beyonce familja Jay Z nena te pathenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.