Pasditen e sotme në emisionin ‘E diell’ ka qenë i ftuar çifti i njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi.
Ata janë bërë pjesë e rubrikës ‘Këndi i së vërtetës’ dhe i kanë drejtuar pyetje njëri-tjetrit.
Çifti ka treguar se edhe pse kanë kaluar 20 vite vazhdojnë të ruajnë dashurinë dhe kiminë mes tyre. Mihrije i ka drejtuar një pyetje pikante Naimit, i cili ka shkrirë së qeshuri publikun me përgjigjen.
Një ndër pyetjet që ka shkaktuar të qeshura tek publiku ka qenë ajo që i ka drejtuar Mihrija-Naimit.
‘Të pëlqej më shumë e veshur apo e zhveshur?’, e pyeti këngëtarja, ndërkohë që bashkëshorti i saj në siklet i ka thënë: “Të zhveshur të pëlqej gjithmonë, por kur dalim jashtë vishu’.