Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Të rinjtë “alergji” nga martesa? Ja ç’po ndodh në Shqipëri!

22:10 / June 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martesa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të rinjtë e sotëm po tremben gjithnjë e më shumë nga kurorëzimi. Të dhënat tregojnë se martesat janë tkurrur me 18% dhe sipas sociologëve, ky është kthyer tashmë në një fenomen shumë shqetësues.

“Shtyrja e moshës së martesës vjen për shkak të emigrimit. Ka një lloj ndryshimi të stilit të jetesës. Të ndryshosh stilin e jetesës do të thotë të ndryshosh fokusin. Të rinjtë sot nuk e kanë më fokusin të martohen, të krijojnë një marrëdhënie dhe më pas të krijojnë një familje, të bëjnë fëmijë dhe të gjithë përkushtimin t’ua dedikojnë fëmijëve. Sot të rinjtë duan të kenë një profesion, të fitojnë të ardhura, këto të ardhura të shumohen dhe të kenë një mirëqenie të tyren ekonomike, por edhe një zhvillim që ka të bëjë me karrierën, me profesionin“- tha sociologia Marsida Simo për emisionin “Më lërë të flas”.

Alergji nga martesa, por çfarë mendojnë shqiptarët?

“Po çfarë të martohen këtu moj shpirt, pa punë pa gjë, çfarë të jetojnë këtu”- tha një qytetare, e cila shprehet se është pro martesës dhe se ajo është gjëja më të shenjtë.

“Pro martesës gjithmon”ë- tha një tjetër qytetar në mesmoshë.

“Bashkëjetesë më mirë”- tha një i ri.

“Martesa është gjithçka, bashkëjetesa nuk më pëlqen”- tha një tjetër qytetare e moshuar.

“Të rinjtë nuk martohen sepse kërkojnë mirë e më mirë, gjuajnë lule më lule, nga s’luajnë e s’bredhin dhe në fund shkojnë e marrin atë ferrin”- tha një e moshuar.

“Të rinjtë nuk e vlerësojnë jetën që do të vijë më pas”- tha një tjetër qytetar në mesmoshë. Ndërkohë një i moshuar e ka konsideruar martesën si “një e keqe e domosdoshme”.

alergji martesa Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

“Edhe në Shqipëri ka nivel perversiteti të Epstein”/ Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

23:00 / February 2, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.