Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Të rinjtë dynden në klubet e natës: Nuk mbajmë maskë se na prishet “make up”

16:01 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lokale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kufizimi i orarit të lëvizjes prej përkeqësimit të situatës së koronavirusit ka bërë që sidomos fundjavave lëvizja të spostohet pak më herët dhe të rinjtë të mbipopullojnë zona të ndryshme të kryeqytetit duke mos respektuar edhe masat anticovid.

Kur pyeten se pse nuk vendosin maska, të rinjtë japin përgjigje nga më të ndryshme, madje edhe banale si “na prishet make up”.

“Po se kemi dalë për qejf. Na prishet make up.

Unë e kam në çantë. Jemi pak të papërgjegjshëm ne të rinjtë.

Pse ta mbaj maskën kur qeveria thotë mbajeni jashtë po në lokal mos e mbaj?!”

Lirinë e të shijuarit të jetës mbrëmjeve në Tiranë sikur pandemia të mos ekzistonte e vënë re dhe turistët.

“Çdokush qëndron në shtëpi në Kanada, ka shumë rregulla, njerëzit j nuk dalin se pothuajse çdo gjë është e mbyllur. Ndërsa këtu.. eh këtu njerëzit bëjnë qejf . Ndaj ndihem shumë i lumtur këtu, nuk dua të kthehem në shtëpi”

Por teksa të rinjtë kërcenin në kafenetë të përshtatura në klube nate edhe pse s’janë të lejuara , nga ana tjetër ambulancat me pacientët e infektuar përpiqeshin të çanin trafikun për ti dërguar në kohë në spital.

Pavarësisht se ora shënon 21:55 min dhe në orën 22:00 është i ndaluar qarkullimi, sërish lokalet janë të hapura dhe zgjidhja që kanë gjetur është të fikin dritat për të krijuar idenë sikur janë mbyllur.

Ndonëse punonjësit e policisë ishin në detyrë duke kryer kontrolle, nga vëzhgimi që Top Channel kreu në vatrat më të nxehta të infeksionit, forcat blu më tepër këshillonin sesa merrnin masa. Rekordi i infektimeve me covid19 nuk i ka ndalur të rinjtë të shijojnë jetën e natës mes përqafimesh, puthjesh, alkoolit e dëfrimeve edhe pse ora kaloi 22:00. /TCh

klubet e natës make up
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.