Me afrimin e sezonit turistik në Lezhë janë shtuar kërkesat për krah pune. Por biznesi i vogël e ka të vështirë të gjejë staf, ndonëse sipas tyre paga që ofrohet është e përafërt me vendet e rajonit.
Artan Ferrza, Administrator Biznesi Shengjin: Kam një muaj që kam nxjerrë lajmërimin dhe nuk me ka ardhur askush.
Arber Advija që menaxhon një shkollë trajnimi në sektorin e shërbimeve thotë se një pagë e mirë nuk mjafton për të tërhequr të rinjtë në tregun e punës.
“Pagesat janë të mira, por çështja mbetet te oraret. I mbajnë me ore të zgjatura.”
Të rinjtë dhe të rejat që janë pjesë e kurseve profesionale shohin si prioritet largimin jashtë vendit.
Lezha është një prej qyteteve me nevoja në rritje të punësimit, sidomos gjatë sezonit të verës kur fluksi i turistëve është edhe më i madh.