Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të shpallur në kërkim dhe me pasaportë të falsifikuar, ndalohen 3 persona në pikat kufitare të Korçës

13:40 / September 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qafe thane1 692x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare në Korçë ka finalizuar me sukses disa operacione për kapjen e personave në kërkim.

Një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, u arrestua në Qafë Thanë.

Një tjetër shtetas shqiptar u ndalua në Kapshticë për armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, një 55-vjeçar u procedua pasi tentoi të kalonte kufirin me pasaportë me vulë të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

PKK Qafë Thanë/Kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Gjermani, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

PKK Kapshticë/Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim kombëtar për armëmbajtje pa leje.

Procedohet penalisht 1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false.

Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim apo të atyre që tentojnë në kalojnë kufirin, në mënyrë të parregullt, janë kapur 2 shtetas në kërkim dhe është goditur 1 rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë me vulë false, konkretisht:

1-në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi nga verifikimet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbanden/Gjermani, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani;

2-në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kap shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Selenicë e Pishës, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. A., 55 vjeç, banues në fshatin Plasë, pasi në PKK Kapshticë, në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij është konstatuar një vulë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

falsifikim kerkim kufi pasaporte persona pike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.