Disa persona të qëlluar me armë zjarri është bilanci i rëndë i sulmit me armë dhe pasjise shpërthyese me tym, që ndodhi këtë të martë më stacionin e metrosë në Bruklin. Raportimet fillestare nga vendngjarja tregojnë se pesë persona janë qëlluar dhe një person është në gjendje kritike pas incidentit.
Nga hetimet paraprake, ishte shumë e vështirë të pikasej autori i ngjarjes, por më pas u zbulua se një burrë, ndoshta i veshur me maskë gazi dhe jelek portokalli, u largua nga vendi i ngjarjes për në një vend të panjohur.
Linjat e metrosë “paralizohen”

Incidenti solli edhe “paralizimin” e disa linjave të metrose në Brooklyn dhe Manhattan janë pezulluar ose vonuar për shkak të hetimit, sipas Autoritetit Metropolitane të Transportit.
Trembëdhjetë persona janë transportuar në spitalet e zonës pas të shtënave në një stacion metroje në Bruklin, tha për CNN Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, u raportua më vonë.
Mjetet tymuese humbasin efektin
Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se nuk ka pajisje aktive shpërthyese “në këtë kohë” në stacionin e metrosë në Brooklyn, ku disa njerëz u qëlluan të martën në mëngjes, sipas orës lokale.
“Disa pajisje të pashpërthyera” u gjetën më herët, ndërsa dëshmitarët u nxitën të lajmëronin autoritetet nëse do të kishin informacion dhe njerëzve iu kërkua të qëndronin larg vendngjarjes.
Bllokohen shkollat në zonat përreth
Të gjitha shkollat në zonën e afërt të Brooklyn-it janë në një rregull “strehë”, që do të thotë se askush nuk lejohet të largohet nga ndërtesa dhe vetëm studentët lejohen të hyjnë, shpjegoi një zëdhënës i Departamentit të Arsimit. Zëdhënësi nuk sqaroi se sa shkolla apo sa e gjerë ishte zona.
Dëshmitari okular rrëfën ngjarjen
Një dëshmitar okular, i cili tha se ishte brenda në metro, ku ndodhën të shtënat në Brooklyn, përshkroi kaosin në vendngjarje, duke thënë se pa shumë gjak në dysheme dhe se të shtënat me armë dukeshin si fishekzjarre.
Drejtuesi i metrosë tha se treni u vonua për shkak të trafikut disa minuta përpara se të arrinte në platformën e Rrugës 36 në Sunset Park, sipas Yav Montano, kur tymi përfshiu papritmas vagonin.
16 të plagosur, 8 të qëlluar në metronë e Bruklinit
Tetë persona u qëlluan dhe tetë të tjerë u plagosën si rezultat të shtënave në një metro të Bruklinit këtë mëngjes, sipas zëdhënëses së FDNY, Amanda Farinacci.