Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Shkopet të Burrelit.
Mbrëmjen e djeshme shtetasi R.D., ka kallëzuar në polici se djali i tij 23-vjeçar R.D., nuk ishte kthyer në shtëpi.
Pas disa orësh kërkime, policia e gjeti trupin e pajetë të 23-vjeçarit në liqenin e Shkopetit dhe dyshohet se makina e tij kishte rënë në liqen.
Ndërkohë një grup i posaçëm nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
