TALE- Mesditën e sotme është raportuar për të shtëna me armë në plazhin e Tales. Nga informacionet e deri tanishme ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë zonë.
Sipas informacioneve të para nga të shtënat ka mbetur një i plagosur ndërsa pritet një konfirmim nga policia si dhe zbardhja e detajeve rreth kësaj ngjarje.