Një person vdiq tre të tjera u plagosën nga të shtënat me armë që u regjistruan në një qendër tregtarë në “El Paso” në Teksas.
Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar është në paraburgim, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të një tjetër personi që mund të ketë bashkëpunuar në sulm. Motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm vrasjesh masive. Në fillim të kësaj jave, në Universitetin Shtetëror të Michigan-it, tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, në Janar, 11 persona u vranë në qytetin Monterey Park të zonës së Los Angeles teksa festonin.