Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në mentronë e Brukselit. Pas kësaj ngjarje stacionet qendrore të metrosë u mbyllën menjëherë. Sipas informacioneve dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Nga të shtënat me armë nuk ka raportime për të lënduar.