Të shtëna më armë zjarri janë raportuar në qytetin e Elbasanit, ku fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit.
Mësohet se një person i dyshimtë ka qëlluar në ajër punonjësit e Gardës që ruajnë kreun e Bashkisë.
Punonjësit e Sigurisë i kanë bërë disa herë thirrje për të ndaluar.
Personi është identifikuar nga policia, ndërsa po punohet për shoqërimin e tij në komisariat.