Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi Gëzim Zhuku,67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë.
Mësohet se ai ka marrë një plagë në nofull dhe është në gjendje kritike për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.