Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kamzës. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa policia thotë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri teksa lëviztë me në motor dhe me pas është larguar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat po punojnë për kapjen e autorëve, por edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kamzë/ Informacion paraprak
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.