Vat Staka: Jemi njohur me platformën tuaj dhe po kaloj tek pyetjet. Ju në fjalën tuaj thatë që Prokuroria e Posaçme duhet të shtojë numrin e prokurorëve. A jeni më shumë që të shtohet numri i prokurorëve apo duhet të bëhet ndryshim ligjor tek neni 75?
Adnan Xholi: Unë e dhashë mendimin tim dhe jo pa qëllim. Çështjet në Prokurorinë e Posaçme sidomos të krimit të organizuar zgjat me muaj. Janë shumë dosje. E kemi shprehur që duhen ndryshime sidomos për çështjet e krimit të organizuar.
Gjykimin e bëjnë prokurorët dhe duke u shtuar numri i tyre arrihet rezultate më shpejt. Do të duheshin të ndërthureshin të dyja. E kemi shprehur në mbledhjen e prokurorëve që duhen ndryshime. Duhet të shtohet numri, jo sot, por kur të plotësohen. Duke ruajtur standardet europiane bazuar në ngarkesën që kanë prokurorët europianë.
