Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të shtunën rikthehet derbi i Shqipërisë, Vllaznia publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Tiranën

14:41 / August 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vllaznia tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e shtunë, sipas kalendarit në Kategorinë Superiore do të zhvillohet një nga ndeshjet më me shumë histori në futbollin shqiptar, ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodranët dhe bardheblutë nuk përballen prej dy viteve në kampionat, pasi të dyja kampet kaluan momente të errëta në histori duke rënë një kategori më poshtë.

Megjithatë, tashmë rikthehen të sfidohen në elitë. Klubi kuqeblu ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e së shtunës në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në orën 19:00. Çmimet variojnë sipas sektorëve të stadiumit, teksa bileta më e lirë kushton 300 lekë të reja, ndërsa ajo më e shtrenjta 1000 lekë të reja. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:
Pasi ka kaluar me sukses dy sfidat e para të kampionatit, ekipi i Vllaznisë nga dita e sotme ka nisur përgatitjet për takimin e rradhës, atë që do të luhet të shtunën në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Tiranës. Në rradhët e skuadrës ka optimizëm për kalimin me sukses edhe të këtij takimi, por nga ana tjetër drejtuesit e klubit po marrin të gjitha masat organizative për mbarëvajtjen e tij. Nga dita e premte, ndërkohë do të nisë edhe shitja e biletave të kësaj ndeshje, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Nisur nga interesi i madh, KF Vllaznia u bën thirrje të gjithë tifozëve që duan ta ndjekin këtë ndeshje, të sigurojnë në kohë biletat për të për të shmangur rradhët dhe konfuzionin që mund të krijohen. Sportelet do të jenë të hapura nga ora 10.00 e ditës së premte deri në orën 19.00 dhe po ashtu edhe gjatë gjithë ditës së shtunë. KF Vllaznia u bën thirrje të gjithë tifozëvë shkodranë të jenë në stadium për të mbështetur ekipin tonë të zemrës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna VIP 1 000 lekë
Tribuna A-B 500 lekë
Tribuna C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E5 500 lekë

Capture5 6

Biletat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.