Tea Trifoni ka pranuar se momentet e vetme kur e ka parë me adhurim Luizin ishin vetëm kur ai këndonte, duke mohuar kështu pëlqimin e aluduar nëpër rrjet ndaj këngëtarit. Këtë deklaratë, ajo e bëri teksa ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me Top”, në “E Diell”.
Tea Trifoni: Mendoj që nuk është për mua futja për herë të dytë. Unë herën e parë nuk e përballova mirë, kështu që herën e dytë nuk do e…
Ronaldo Sharka: Ta them unë përgjigjen, nuk do futej se nuk do e përballonte dot shikimin me Luizin.
Tea Trifoni: Unë e shikoja me admirim atë në momentin që këndonte dhe këto janë keqinterpretuar.
Ronaldo Sharka: Vetëm në momentet kur këndonte Luizi?
Tea Trifoni: Vetëm momentet që këndonte.
Ronaldo Sharka: Po kur flinte gjumë?
Tea Trifoni: Pse e ka ruajtur njeri kur flinte gjumë?
Ronaldo Sharka: Deklarata jote bëri shumë bujë që ke marrë kërcënime nga fansat e Luizit, ti ke qenë me motrën tënde në makinë, të kanë përndjekur e kështu gjërash, a vazhdon merr ende kërcënime?
Tea Trifoni: Edhe sot kur po vija këtu, sapo zbrita nga shtëpia, po më priste makina poshtë… Jo kërcënime nuk kam marrë, ishte një grup fëmijësh e këndonin, “o Luiz, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.