“Gjakrat” brenda shtëpisë së “Big Brother” nuk kanë ndërmend që të ulen. Së fundmi, banorët i janë kthyer Kiarës. Shkak është bërë fakti pse ajo vijon dhe shoqërohet ende më Luizin.
Olta: Personi i vetëm që ishte dakord me çdo gjë që thoshte ai, ishe ti. Nuk e harroj dot.
Kiara: Jo zemra ime më thanë kush do të eliminohet thashë Luizi, i fola për ato që u tha vajzave, i kam mbrojtur vajzat, po tani nuk jam edukatore kopshti.
Tea: Kur i ke mbrojtur gocat? Se kur tha ofendimet ndaj meje, mbrojte atë jo mua.
Luizi: Pse nuk ofendove ti? Ti shave nga robt
Tea: Nuk të shava me rob. Ai më shau mua, ti shkon dhe e mbron. Ai përdori fjalorin më të rëndë, je femër moj! Je femër! Ai ka treguar interes romantik kundrejt teje, ai shan një femër në këtë shtëpi dhe ti shkon e mbron. Turp i Zotit!
Luizi: O shqiptare, s’je simpatike, është gustoja ime!
Tea: Nuk po flas me ty, shih tokën kur më flet mua ose ik fol pas shpine
Luizi: Kur flet për mua laj gojën pastaj hajde fol
Tea: Ti e ke gojën super të ndyrë këtu
Luizi: Ti mëso të flasësh pa të shara, për veten e ke se mua nuk më bën gjë.