Luizi është shprehur se sapo të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip” më 6 maj, do të takojë Kiarën, ndërsa më pas do të vizitojë dy gra (njëra te marketi dhe tjetra pastruesja e shkallëve në lagje) të cilat i kanë thënë që do të dalë fitues nëse futet në “Big Brother VIP”.
Ai shtoi se do të marrë makinën dhe do të niset për Shkodër, ku do të vizitojë varrin e të atit, si dhe do të takojë të ëmën e cila po e pret atje dhe së bashku do të vijnë për Tiranë.
Më tej, gjatë ditës, banorët e “Big Brother VIP” bënë një program të mirëfilltë, ku Top Albania Radio ngriti një studio radiofonike.
Këtë herë, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro intervistuan Luiz Ejllin, i cili u pyet se kë do të takojë pasi të dalë nga shtëpia.
“Duhet të dal të takoj Kejvinën, besoj me Kejvinën do kem marrëdhënie të mirë, me Tean nuk do behemi kurrë, me Efin ta shofim kur të dalim…”