Tedi Blushi ka siguruar mandatin e deputetit nga listat e mbyllura në Tiranë gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së i pranishëm në protestë, iu shmang përgjigjes për pyetjen e gazetarëve gjatë protestës së sotme të opozitës e thirrur nga PD-ja kundër rezultatit të zgjedhjeve.
“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Metës.
Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.
