Vajza e njohur e showbiz-it shqiptar, Kejvina Kthella u përfol së fundmi dhe nga kronika e zezë për lidhjet e saj me Redjan Rraja, autori kryesor i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.
Kejvina qëndroi për 10 orë në prokurori ku u pyet mbi marrëdhëniet e saj me Rrajën, pasi nga tabulatet e telefonit të këtij të fundit ishte personi me të cilin kishte folur më shumë.
Sot ajo i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të hiqet sekuestro e vendosur mbi automjeti e saj dhe llogaritë e saj bankare. Ky sekuestrim u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Nga atentati ndërroi jetë në spital disa ditë më pas shoferi i Ndojës, Andi Maloku.