Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Telefonata e fundit e autorit që masakroi gruan dhe kunatën

13:50 / January 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Musta 34 vjeç doli para gjykatës së Krimeve të Rënda ku trupi gjykues vendosi masën burg pa afat. Ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. I ndaluari vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh.

Musta u paraqit në gjykatë kokulur dhe në lot, dhe u shpreh i penduar e pranoi krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët e mitur 3 dhe 7 –vjeç, të cilët deri në një vendim të gjykatës do të jenë në kujdestarinë e vjehrrës së tij. Musta do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti, ndërsa në gjykatë në seancën sotme nuk ka pasur asnjë të afërm të tij.

Kronologjia e vrasjes

Report Tv ka siguruar kërkesën e prokurorisë për masën me burg pa afat ndaj Mustës, ku sqarohet edhe kronologjia e vrasjes së dyfishtë në Ballsh para tre ditësh. Ashtu sikur ka raportuar edhe Report Tv, grindja në çift ka nisur pas kërkesës së gruas për të shkuar te prindërit e saj, por që është kundërshtuar nga Musta.

Gentiana Caushaj ka këmbëngulur, ndërsa në këtë moment, autori i dehur ka marrë thikën e bukës duke i vrarë bashkë me kunatën, motrën e gruas. Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, e cila po ashtu humbi jetën në vend.

Vrasjet kanë ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur 3 dhe 7 –vjeç. Pas vrasjeve, autori ka marrë dy fëmijët është drejtuar për në komisariat. Sipas policisë, në momentin e arrestimit Gazment Musta thikën me të cilën bëri vrasjen e dyfishtë e kishte në dorë.

“Ma bëj hallall, do të takohemi në botën tjetër”/ Pas vrasjes autori telefonoi të atin

Autori Gazment Musta pas vrasjes së gruas dhe kunatës telefoni të atin duke e vendosur në dijeni për atë që kishte ndodhur. Sipas dëshmisë së të atit, i biri e kishte telefonuar duke i thënë ‘T’ia bënte hallall dhe se do piqeshin në botën tjetër”.

I ati i autorit, Bedri Musta ka deklaruar se ditën e parë të Vitit të Ri çifti kishte qenë në fshat, ndërkohë që thekson se pikënisja e sherrit që përfundoi me dy viktima kishte qenë disa muaj më parë.

Ai është shprehur para grupit hetimor, se Gentiana Caushaj disa muaj më parë ishte larguar nga banesa për te familja e saj, por që më pas kishte shkuar te xhaxhai në Fier dhe nuk pranonte që të kthehej në shtëpi. Bedri Musta thotë se pas ngulmimit të tij dhe djalit të tij ajo ishte kthyer, ndërkohë që i kishin plotësuar edhe disa kërkesa, që ajo të ishte më e lirë dhe të kishte telefon.

Kurse vëllai i viktimave Gjysmir Caushaj është shprehur se autori nuk e linte motrën e tij që të dilte nga shtëpia, e fyente dhe e ofendonte. Sipas vëllait, dhëndri kishte qenë te banesa e vjehrrit, ndërsa ditën e ngjarjes kishte planifikuar që ai të kthente vizitën.

gazmend gjykate krimi masaker musta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm me armë zjarri në një gjykatë në Stamboll: Prokurori qëllon mbi ish të dashurën gjykatëse!

19:59 / January 13, 2026

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

22:31 / November 7, 2025

Dumani: Jemi nën presion nga krimi i organizuar dhe politika. Problem mos ekstradimet nga Dubai

17:29 / October 27, 2025

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

13:25 / October 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.