Interi dhe Ikardi do të jetë një telenovelë që duket se do të zgjasë shumë duke qenë se asnjëra nga palët nuk po tregon gatishmërinë për të biseduar në lidhje me këtë çështje. Mediat italiane raportojnë se Marota ka kërkuar një takim me agjentin e Ikardit, Uanda Narën dhe për t’i bërë të ditur se Ikardi nuk është më në planet e skuadrës dhe të trajnerit Konte.
Pak ditë më parë, çifti kanë marrë pushimet dhe janë larguar nga Italia duke bërë që zgjidhja e vetme të jetë biseda telefonike. Marota duket se ka hequr dorë dhe nuk do të diskutojë më me Ikardin duke pritur oferta për të ose në të kundërt, diskutohet që me shumë gajsa Ikardi të qëndrojë në pankinë sezonin e ardhshëm.
Në Itali shprehen se Interi ka interes të shesë Ikardi brenda datës 30 qershor dhe më pas të nisë nga puna për të punuar në lidhje me afrimet e mundshme dhe për të mbyllur çdo bilanc negativ. Ditët në vijim dhe me rikthimin e Ikardit në Milano pritet që të ketë të tjera të reja, megjithatë ish-kapitenit duket larg Interit.