Protesta e studentëve ka vazhduar edhe sot, ku disa studentë kanë bërë thirrje për bojkot të auditoreve deri në plotësimin e kushteve. Pas gjithë këtyre ditëve, ka rënë në sy studenti Klajdi Bello me kokore në kokë si shenjë proteste.
Tema shkruan se Klajdi Bello është një militant i opozitës, i punësuar si protestues këto dy javë.Ka kryer disa vite shkollë tek Universiteti Europian me bursë, punon në një Call Center, ka qenë frekuentues i rregullt i çadrës së PD, dhe ka qenë koordinator me LSI për protestën e studentëve.
Sot ai është parë në korridoret e Fakultetit Jurdik duke iu bërë presion studentëve të lënë mësimin dhe të dalin në Bulevard në protestën e LSI.
Nesër nuk e dimë në kë Fakultet do të shkojë, por kini parasysh se e ka punë.Është një nga të punëusairt e protestës.