Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Temperatura e ulët tek fëmijët, çfarë është dhe si të veproni

17:51 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
temperatura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me homeostazë nënkuptojmë aftësinë e trupit të njeriut për të mbajtur temperaturën në vlerat normale. Nëse ajo do të jetë shumë e lartë apo e ulët kjo nënkupton se kemi të bëjmë me një problem. Nëse temperatura e fëmijës do të ulet nën vlerat normale, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku, kjo për të kuptuar edhe arsyen përse ka ndodhur.

Kur duhet ta konsiderojmë temperaturën e fëmijës normale?

Ajo konsiderohet normale deri në 37 gradë, megjithatë mund të lëvizë edhe me 0.5 gradë në varësi të aktivitetit që fëmija është duke bërë.

Si duhet ta interpretojmë temperaturën e ulët tek fëmija?

Ajo mund të tregojë gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe shpesh mund të “fshehë” një problem nga i cili fëmija mund të jetë duke vuajtur.

Ndër këto probleme mund të marrim në konsideratë:

 Një grip, rrufë, infeksion, reagim ndaj një medikamenti që i është dhënë për uljen e temperaturës së lartë;

 Problemet neurologjike, sidomos nëse ajo ulet vazhdimisht gjatë natës dhe nën 35 gradë;

 Defiçencë, që mund të jenë në jod, hekur etj.

Kur duhet të shkojmë tek mjeku?

Duhet të shkoni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet temperaturë më të ulët se 35 gradë. Kjo mund të shkaktojë problem serioze në organe. Mjeku mund të dyshojë edhe për nje infeksion të mundshëm dhe për pasojë mund të kërkojë kryerjen e analizave.

Si duhet ta trajtojmë temperaturën e ulët tek fëmija?

Duhet të ndryshoni dietën e fëmijës. Ai ka nevojë për ushqime të shëndetshme dhe me yndyrë të plotë.

Duhet t’i ngrohni rrobat dhe më pas t’ja vishni. I vishni gjithashtu edhe veshje prej leshi.

Shkoni menjëherë tek mjeku. Ai do të ketë si qëllim kryesor normalizimin e saj dhe më pas do të kryejë testet e nevojshme për të kuptuar shkaqet.

Nje tjeter material: Temperatura e ulët te foshnjat, shenjat dhe trajtimi

Ashtu si temperatura e një të rrituri edhe temperatura e një foshnjeje mund të luhatet pak në varësi të disa faktorëve si koha gjatë ditës, aktiviteti, etj. Në përgjithësi, temperatura e një fëmije duhet të jetë midis 36.5 ° C dhe 37.5 ° C, kur matet me një termometër oral./ Pernenat.al/

eshte temperatura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.