Meteorologu Elvi Jahaj nga Shërbimi meteorologjik ushtarak tregon sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim.
“Sot temperaturat në vlerat maksimale arrijnë në38 gradë ndërsa të enjten e të premten, do të vijojnë temperaturat e larta por do të ketë edhe lagështi. Do të ketë edhe reshje me intensitet të ulët”.
Në fundjavë nuk do të mungojnë temperaturat e larta për këdo që do të kalojë ditët e pushimit duke marrë rreze dielli në plazh apo pishina. Muaji korrik do të jetë i nxehtë se nga e hëna, temperaturat do të arrijnë mbi 41 gradë celsius në vendin tonë.