Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Temperaturat e larta, Alimehmeti flet për rreziqet shëndetësore: Kujdes për çdo shenjë të pazakontë

22:00 / July 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alimehmeti e1748882722928
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti, flet për rreziqet shëndetësore të stinës së verës, duke theksuar se temperaturat e larta dhe ekspozimi në natyrë mund të ndikojnë rëndë veçanërisht tek të sëmurët kronikë, fëmijët dhe të moshuarit. ”Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen e të sëmurëve me zemër dhe hipertension. Po ashtu, janë një rrezik për goditje nga i nxehti dhe duhet patjetër të shmangen daljet në oraret e pikut”,-tha Alimehmeti. Ai shtoi se astmatikët përballen me përkeqësim të simptomave për shkak të pluhurit në natyrë.

I pyetur për rreziqet nga insektet, Alimehmeti tha se edhe pse Shqipëria nuk ka një përhapje të gjerë të sëmundjeve të transmetuara nga to, herë pas here janë raportuar raste si ethet e Nilit Perëndimor. ”Në raste të rralla, pickimet nga insektet si bletët apo zvarranikët mund të shkaktojnë edhe shok alergjik. Rekomandohet përdorimi i ultrakortenit dhe kontrolli i veshjeve apo këpucëve kur jemi në natyrë”.

Një tjetër shqetësim i verës janë parazitët tek fëmijët, që shpesh shfaqen me kruarje dhe shqetësime gjatë natës. Ai theksoi rëndësinë e higjienës si mjeti kryesor për parandalimin e këtyre infeksioneve dhe problemeve sezonale. ”Shmangni nxehtësinë, tregoni kujdes me ushqimet dhe higjienën personale, dhe jini të vëmendshëm ndaj çdo shenje të pazakontë gjatë verës”.

alimehmeti Shëndeti temperaturat e larta vapa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.