Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për shkak të temperaturave tepër të larta, që përbëjnë rrezik të shtuar për zjarret.
Ministri rikujton se zjarrëvënia në pyje është vepër e rëndë penale që dënohet deri në 15 vite burgim.
“Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta! Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme. Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal. Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme. Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto: 127, 128, 129. Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile 08000911”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.