Sapo na shfaqen disa thinja në flokë nxitojmë ti mbulojmë, duke i lyer me tendencat e ngjyrave që ka pasur çdo sezon. Por ja që çdo sezon ka modën e tij.
Këtë vit është rikthyer fuqishëm në modë ngjyra gri për flokët. Lindi fillimisht si tendencë në Europë, e më pas u përqafua e përtej kontinentit, në SHBA e në të gjithë botën. Emra të njohur të showbiz-it kanë ndjekur këtë modë duke u bërë frymëzuese dhe për fansat e tyre, që nga Rihanna e Lady Gaga.
Sociologu Frederic Godart e lidh këtë me evolucionin e gruas në shoqëri. “Për gratë thinjat nuk janë pranuar nga ana estetike pasi e lidhnin me plakjen. Por evolucioni i gruas në shoqëri, dhe karriera i ndryshuan gjërat. Një shenjë plakje është opsion estetik si çdo gjë tjetër”, thotë ai.