Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, janë në verifikim në një dosje penale të nisur nga prokuroria e Tiranës.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim.
Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese në Agjensinë e Prokurimit Publik, ndërkohë do thërasë për të dëshmuar lidhur me këtë çështje Bahri Musabelliun dhe dy zv/rektorët Sulejman Sullçe dhe Remzi Keco.
