Shembja e ndërtimeve pa leje nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shëngjin është shoqëruar me tensione. Pronarët e objekteve që do të prishen, kundërshtojnë shembjen me pretendimin se nuk janë lajmëruar më parë për aksionin e IKMT-së.
Ata kërkojnë më shumë kohë për largimin e materialeve nga objektet e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as konfrontimet pasi zona është e “mbuluar” edhe me forca policie.
Prej disa kohës, IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave të zëna publike .